KreuCelebrity

Ngatërroi Romeon me Donaldin, Bora Zemani tregon situatën e sikletshme!

Këtë sezon në panel të "Goca dhe Gra", Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme ishte moderatorja Bora Zemani, e cila ka folur për projektet e saj në Top Channel dhe lidhjen e saj me Donald Veshajn.

Bora sqaroi se nuk ka pasur asnjë ndarje me Donaldin, siç u aludua. E pyetur nëse i ka ngatërruar ndonjëherë vëllezërit binjakë, ajo ka treguar një situatë qesharake, një 'prank' nga Romeo Veshaj.

Rudina: Të ka ndodhur ndonjëherë të ngatërrosh Donaldin dhe Romeon?

Bora: E kam thënë gjithmonë, asnjëherë nuk më ka ndodhur që ti ngatërroj kështu fizikisht të dy, që në fillim fare. E kam treguar edhe historinë e njohjes me Donaldin, pashë direkt Donaldin edhe ai ishte

Rudina: Po në telefon për shembull?

Bora: Po më ka ndodhur. Kam marrë në telefon Donaldin i cili e kishte harruar mesa duket diku dhe më hap telefonin Romeo. Unë flas normalisht fare ‘ku je, ça po bën?’ dhe më tha ‘ça të duhet ty’. ‘Si ç’më duhet mua, je mirë, ça po thua?’, i thashë. ‘Ik moj mos më merr mua më në telefon’, më tha. Ua më ra bomba dhe fiku telefonin. Më mbylli telefonin dhe e mora prapë. Unë isha gati për një sherr të madh ‘kujt i flet ti kështu’ e ai qeshte nga krahu tjetër ‘jam Romeo, prit se tani ai’. Kjo ka qenë e vetmja ngatërresë. Pastaj fizikisht gjithmonë më janë dukur shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri.