Një çift dhe dy fëmijët e tyre të vegjël kanë ndërruar jetë tragjikisht, sipas gjasave nga helmimi, pasi provuan ushqim rruge gjatë pushimeve në Stamboll.
Familja prej katër anëtarësh u sëmur rëndë në hotelin e tyre në qytetin e dytë më të madh të Turqisë, vetëm dy ditë pasi udhëtuan atje nga Hamburgu i Gjermanisë. Familja kishte ndaluar në lagjen Besiktas në verilindje të qytetit, ku provuan ushqimin e njohur të rrugës midye - një pjatë me midhje të mbushura, e të servirura me limon.
Më vonë ata porositën një përzierje pjatash në një restorant lokal, duke përfshirë kukurce, të bërë nga zorrët e viçit, dhe tavuk tantuni, një lloj pete turke. Më tej, shijuan ëmbëlsira turke nga një dyqan në Fatih para se të ktheheshin në hotel.
Por menjëherë pas kësaj, fëmijët - Masal, tre vjeç, dhe Kadir, gjashtë vjeç - filluan të ankohen për dhimbje barku e i nisën të vjella ekstreme. Nëna, Cigdem Bocek, 27 vjeç, dhe babai Servet, 38 vjeç, i çuan me urgjencë në spital por shumë shpejt, edhe ata vetë shfaqën të njëjtat simptoma dhe vdiqën njëri pas tjetrit.
Hetuesit po shqyrtojnë tani për të parë nëse midhjet ose ushqimi në restorant ishin shkaku i fatkeqësisë, apo nëse kimikatet e përdorura nga një shërbim kontrolli në hotel e çuan familjen drejt vdekjes.
