KreuCelebrity

Një vit nga vrasja e Martin Canit, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Marjo Përlleshajn!

Një vit nga vrasja e Martin Canit, Prokuroria kërkon 25 vite burg

Në 18 nëntor, mbushet një vit nga vrasja e Martin Canit, ngjarje që tronditi vendin dhe la pas një debat të madh publik.

Prokuroria ka shpallur pretencën me 25 vite burg për autorin e dyshuar, Mario Përlleshaj, duke kërkuar njëkohësisht që dënimi të llogaritet sipas Kodit të të Miturve, pasi ai ishte nën moshë në momentin e krimit.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy të miturve, i cili ishte shënuar disa ditë radhazi. Të njëjtat burime konfirmojnë se edhe ditën e vrasjes ka pasur një tjetër përleshje mes tyre, ku janë përfshirë edhe fëmijë të tjerë.

Pamjet e sigurisë të sekuestruara nga hetuesit tregojnë momentin kur Mario Përlleshaj largohet nga vendngjarja me një thikë në dorë, pak çaste pasi Martini u godit fatalisht.

Ndërkohë, familja e viktimës dhe opinioni publik presin vendimin e gjykatës, teksa procesi po i afrohet fazës së tij përfundimtare.