KreuCelebrity

"Më rrethuan 15 të armatosur me armë...", Bini Diez tregon atentatin e tij nga Don Xhoni!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Veternik, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin e njohur Shkumbin Nebihu, i njohur si Bini Diez.

 Në atentat është përdor edhe arma, ku grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe i ka thyer veturën. Ky ishte një plan i organizuar siç tregon producenti, pasi rruga i ishte zënë me qëllim.

I tronditur nga ajo që kishte përjetuar, Bini Nebihu në një intervistë për Prive by LS e përshkroi rastin dhe ka treguar se në momentin e sulmit ndodhej me familje.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është më e keqja që kishte mundur një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje”,

Producenti konfirmoi se e kishte parë qartë Don Xhonin dhe vëllain e tij midis sulmuesve.

“Ma kanë zënë rrugën me një makinë. Kanë tentu të qëllojnë makinën”

Producenti konfirmoi se e kishte parë qartë Don Xhonin dhe vëllain e tij midis sulmuesve. Ngjarje pritet të hetohet nga organet e rendit, ndërsa nuk ka apsur asnjë reagim ga pala e reperit, Don Xhon.