KreuCelebrity

Kritikohet për racizëm, reagon Hygerta Sako!

Kritikohet për racizëm, reagon Hygerta Sako!

Pas videos virale ku Hygerta Sako dhe tre panelistët e tjerë – Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola – u panë duke qeshur në momentin kur në ekran u shfaq një futbollist me ngjyrë, debatet në rrjet nuk kanë të ndalur. Shumë komentues i cilësuan reagimet e tyre si raciste, duke hapur një valë kritikash ndaj panelit.

Kritikohet për racizëm, reagon Hygerta Sako!

Sot, Hygerta Sako vendosi të flasë për herë të parë mbi incidentin, duke sqaruar se situata është keqinterpretuar dhe se askush nga mediat që e akuzuan, nuk e ka kontaktuar për të marrë versionin e saj.

“Unë jam realisht profesioniste… dua ta respektoj këdo që i sjell diçka të bukur futbollit. Në momentin që unë denigrohem si figurë, për një gjë që nuk më ka rënë një telefon nga të gjitha këto portale kaq të ndjeshme, të më pyesin se çfarë ndodhi dhe pse qeshëm… Askush!” – tha Sako, e irrituar nga trajtimi mediatik.

Ajo shtoi se portaleve sot u interesojnë vetëm klikimet, shpesh duke sakrifikuar etikën dhe faktet:

“Fatkeqësisht, gara është për klikime. Nuk ka rëndësi kë fyen, e rëndësishme është të ndodhin klikimet.”

Nga ana tjetër, futbollisti Arnold Kwaku Siaw, i cili u lidh live gjatë emisionit, u tregua i qetë dhe deklaroi se është plotësisht në rregull me situatën, duke shmangur çdo tension të mundshëm. Incidenti vazhdon të diskutohet gjerësisht, ndërsa publiku mbetet i ndarë në opinionet mbi reagimin e panelit dhe interpretimin e sjelljes së tyre në studio.