KreuCelebrity

Depresioni pas lindjes, Sara Gjordeni: Shenja e parë, nuk duroja zhurmat...

Depresioni pas lindjes, Sara Gjordeni: Shenja e parë, nuk duroja zhurmat...

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Sara Gjordeni, është rikthyer për herë të parë në ekran pas një shkëputjeje të gjatë, duke folur hapur për periudhën e vështirë që kaloi pas lindjes së vajzës së saj, Neas. E ftuar në programin “Goca dhe Gra”, ajo rrëfeu se gjithçka nisi me simptomat e post-partum, të cilat fillimisht nuk i kishte kuptuar.

Mu desh një shkëputje dhe besoj se më ka bërë shumë mirë. Njoha disa nga simptomat e post-partum. I kam ndjerë rreth 8 muaj pas lindjes dhe nuk e kuptoja çfarë ishin. Kisha lëkundje emocionale, isha e mërzitur dhe më bezdisnin gjërat shumë më tepër seç duhej,” u shpreh ajo.

Sara tregoi se shenja e parë që e alarmoi ishte fakti se nuk duronte dot zhurmën apo mbivendosjen e situatave të vogla të përditshmërisë. “Më pas, duke u informuar dhe pas konsultës me mjeken, kuptova çfarë po kaloja. Më tha të merrja kohë për veten — dhe kjo më ndihmoi.

Në këtë periudhë delikate, mbështetja më e madhe për Sarën ka qenë partneri i saj, këngëtari Bardhi, me të cilin nisi një histori dashurie brenda shtëpisë së Big Brother.

“Kam një partner shumë mbeshtetes që ka luajtur një rol shumë të madh. E kam kuptuar që kam bërë zgjedhjen e duhur, jam me fat për të,” u shpreh ajo.

Mes emocioneve, Sara theksoi se edhe vajza e saj, Nea, ka qenë një dritë dhe forcë shtesë për të:

“Është klishe, por vetëm fakti që ke një palë sy që të shohin… të mbush me shpresë. Thua: unë duhet të jem shembull për të. Kjo të jep shumë forcë. E kam parë gjithë këtë periudhë si një proces transformues drejt prindërimit.