KreuCelebrity

Turjan Hysko për Orindën: Më zgjodhi kur e kisha rrogën…

Turjan Hysko për Orindën: Më zgjodhi kur e kisha

Producenti dhe moderatori i njohur Turjan Hysko ka folur së fundmi me shumë emocione për bashkëshorten e tij, Orinda Hutën, duke e përshkruar si “qetësinë, shtyllën dhe bekimin më të madh të jetës së tij”.

Në një intervistë të sinqertë, Turjani tregoi se Orinda ka qenë gjithmonë një grua e veçantë dhe mbështetje e palëkundur, që prej fillimeve të tyre së bashku.

“Orinda në paralel është qetësia ime, është një grua që ka një fuqi shëruese. Ka qenë shumë e bukur, shumë e suksesshme, mund të zgjidhte një jetë shumë më të lehtë.
Më zgjodhi mua kur e kisha rrogën 800 mijë lekë. Ra në dashuri me mua dhe nuk u shkëput kurrë. Ndonjëherë fëmija kam qenë unë, jo ajo,” – u shpreh ai.
Moderatori theksoi se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi respekt, bashkëpunim dhe dashuri të sinqertë, duke shtuar me humor se në shtëpi rolet shpesh përmbysen:

“Në gjithë rritjen tonë, njerëzit mendojnë se jam unë ai që e drejtoj… Unë kur pyes Orindën për një vendim, nuk kam ndjerë njëherë frustrimin që kjo grua po më zvogëlon ose po më krijon ngërç.”
Më tej, Turjani foli për mënyrën si Orinda e qetëson në momentet më të vështira:

“Në çdo moment stresi, më thotë: ‘Turjan, ti edhe një kasolle ta ngresh nga e para, do ta kthesh në shtëpi të madhe’. Është shtylla ime, kisha ime. Vetëm ka një gjë, po doli ajo nga faza, ruhu pastaj,” – tha ai me buzëqeshje.
Producenti foli gjithashtu për jetën familjare, duke treguar se koha me Orindën dhe vajzën e tyre, Atarën, është pjesa më e çmuar e ditës së tij.