Këngëtarja e njohur shqiptare, Irini Qirjako, ka ndarë përvojën e saj të paharrueshme me yllin e Hollivudit, Michael Douglas, gjatë një koncerti të organizuar në Shqipëri.
Në një intervistë të fundit, Irini tregoi se Douglas ishte në vendin tonë në vitin 2000, ku Ministria e Kulturës organizoi një koncert në Pallatin e Kongreseve. Ajo interpretoi një këngë polifonike, e cila, sipas saj, la aktorin pa fjalë.
“Unë mbarova në skenë dhe do ikja, do më merrte im shoq. Por truprojat më thirrën: ‘Irini, Irini, mos ik, aktori i madh Douglas do të bëjë foto me ty.’ Ai më përqafoi me kaq dashuri dhe tha: ‘Diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë në jetë, kjo ishte mrekulli që kam parë në jetën time’”, rrëfeu këngëtarja.
Ky moment mbetet një nga kujtimet më të veçanta të karrierës së Irinit, duke treguar jo vetëm talentin e saj, por edhe magjinë e muzikës shqiptare që ka prekur zemrat e artistëve ndërkombëtarë.
