Batuta e aktores së njohur Ema Andrea, e cila u shpreh se kishte “gjëra më të rëndësishme për të bërë” sesa të merrte pjesë në trajnimet e Ermal Mamaqit, edhe pse ky i fundit e kishte ftuar pa pagesë, bëri xhiron e rrjetit në kohë rekord.
Pas reagimeve të shumta në mbështetje të aktores, vetë Mamaqi vendosi të sqarojë situatën me një video nga makina, duke mos lënë mënjanë humorin dhe ironinë që e karakterizon:
“I patë portalet sot? Nami! O Zot i madh — ‘Ema Andrea refuzon Ermal Mamaqin!’ Pastaj lexoja ca komente: ‘Mirë ia bëre, Ema!’ Ore, ça kujtoni, se e propozova për martesë unë Emën?! Çfarë problemi ka që ajo u shpreh në mënyrë korrekte: ‘Faleminderit, por kam punë më të rëndësishme për të bërë?’”
Më pas, me nota humori, aktori ironizon situatën duke imituar një dialog të përditshëm:
“O Beni, a ke gjizë? A të është prishur gjiza? Ema nuk vjen në trajnim, ok?”
Kështu, Mamaqi përdor shprehjen popullore “Na u prish gjiza”, qe do te thote “nuk më bëhet vonë”, për të treguar se nuk e ka marrë personalisht reagimin e aktores.
Në vazhdim, ai thekson se i vjen keq vetëm kur miqtë e ngushtë nuk marrin pjesë në eventet e tij, por jo në rastin e Ema Andreas, të cilën e vlerëson si aktore, edhe pse nuk kanë një marrëdhënie të afërt.
Videon, Mamaqi e shoqëroi me një përshkrim plot ironi:
“Ema, ma theve zemrën... por unë përsëri të pres.”
https://youtube.com/shorts/E503PBQHjFg?si=qH6DEUufi7TZhGh7

