KreuCelebrity

Sara Gjordeni zbulon dhuratën e parë për vajzën e saj nga Bora Zemani!

Këtë sezon në panel të "Goca dhe Gra", Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme ishte ish-banorja e "BBV", Sara Gjordeni, e cila ka treguar shumë për martesën e saj me Bardhin, histori e cila nisi që në "BBV" dhe vazhdon ende sot duke kaluar shumë sfida dhe mëmësinë. Prej disa kohësh ata janë prindër të një vajze me emrin, Nea.

Sara tregoi ambientet e shtëpisë, ku ishin zhvendosur aty teksa ishte vetëm 1-muajshe shtatzënë. Ajo u ndal  te gardëroba, e cila ishte mjaft e madhe dhe e mbushur plot me veshje, këpucë, çanta dhe bizhuteri.

"Këto papuçet e vogla janë dhurata e parë që ka marrë Nea nga Bora Zemani. Edhe unaza ime e propozimit është e zgjedhur nga Bora”, tregon ajo.