Ai ka qenë gjithmonë një prej figurave më enigmatike të muzikës shqiptare Unikkatil, reperi legjendar që ka ndërtuar një karrierë mbi rebelimin, por ka mbajtur jetën private larg syrit publik, deri tani.
Burime të Prive by LS kanë zbuluar se Unikkatil dhe bashkëshortja e tij Valbona i kanë dhënë fund martesës, pas një periudhe të gjatë në heshtje. Sipas të njëjtave burime, ndarja nuk është e freskët –ajo ka ndodhur prej kohësh, por është mbajtur si një sekret i ruajtur me fanatizëm, i njohur vetëm nga miqtë më të afërt të artistit.
Por historia nuk ndalet këtu.
Thuhet se reperi është tashmë në një lidhje të re dashurie, dhe njerëzit pranë tij pohojnë se ai është më i lumtur se kurrë më parë. Pavarësisht natyrës së tij të rezervuar, duket se Unikkatil nuk ka mundur ta fshehë plotësisht këtë periudhë të re të jetës së tij.
Në bio-n e tij në Instagram, fansat kanë vënë re një detaj të vogël, por shumë domethënës: shkronja “J” e shoqëruar me një zemër. Ky ndryshim i thjeshtë ka mjaftuar për të ndezur dyshimet se “J” mund të jetë iniciali i personit që ka fituar zemrën e reperit.

Sipas burimeve, kjo nuk është një lidhje kalimtare, por një marrëdhënie serioze që po ecën me hapa të qëndrueshëm.
Megjithëse Unikkatil vazhdon të mbetet njeriu më misterioz i skenës, një gjë është e qartë: kapitulli i ri në jetën e tij ka nisur, dhe të gjithë sytë tani janë të drejtuar te shkronja “J”.
