Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u ndanë pak pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, Amen. Tashmë kanë kaluar afërsisht 2 vite që nga ndarja e tyre dhe përsëri ata janë në qendër të vëmendjes. Xhensila për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me Ledri Vulën dhe për lëvizjet e saj provokuese në koncerte ende është më e komentuara dhe një nga këngëtaret më të paguara në Shqipëri për momentin.
Ditën e sotme, djali i tyre feston ditëlindjen dhe të dy kanë publikuar nga një video me momente nga jeta e tyre e përditshme. Mes rreshtave të dedikimit, Xhensila shpreh mirënjohjen dhe bekimin për ardhjen në jetë të vogëlushit Amen ndërsa Besi e quan 'djali me superfuqi ëngjëllore".
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur që Bes Kallaku t’i japë Xhensilës nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.
Sipas vendimit Bes Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.


