KreuCelebrity

Nis këtë muaj! Produksioni zbulon datën e natës së parë të "Big Brother Vip Kosova 4"!

Reality show i njohur "Big Brother VIP Kosova” po përgatitet për sezonin e katërt, dhe emocionet për rikthimin e tij janë tashmë të dukshme në rrjetet sociale.

Mes kureshtjes se kush do të jenë banorët e rinj, ende nuk kemi emra, por burime të sigurta bëjnë me dije se Dalina Buzi do të jetë opinionistja e këtij sezoni, i cili do të fillojë më shpejt se sa e mendonim. Produksioni ka konfirmuar se nata e parë e spektaklit do të jetë 17 nëntor dhe se moderatorët do të jenë sërish Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.

Sezoni i fundit i BBVK kishte sukses të jashtëzakonshëm, duke thyer rekorde shikueshmërie dhe duke krijuar momente që ende komentohen në rrjetet sociale. Ky sezon i katërt pritet të sjellë surpriza dhe figura të njohura, ndërsa publiku pret me padurim të mësojë më shumë rreth “banorëve” të shtëpisë më të famshme televizive në Kosovë.