KreuCelebrity

Stresi sqaron momentin viral me Jozin: Shyqyr Zotit nuk ndodhi përplasje fizike!

Stresi sqaron momentin viral me Jozin: Shyqyr Zotit nuk ndodhi përplasje

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka folur për herë të parë në lidhje me momentin që u bë viral në rrjetet sociale, pas takimit të papritur me Jozin. Në një intervistë për “Prive”, artisti ka sqaruar se situata mes tyre mund të ishte tensionuar, por fatmirësisht u menaxhua me qetësi dhe pa incidente.

“Kemi qenë mirë, kemi pasur ato mosmarrëveshjet tona. Kemi ndaluar bash në zonën e tij me pi diçka dhe aty u takuam. Jo se na ndaloi dikush,” – u shpreh Stresi, duke treguar se takimi nuk ka qenë i planifikuar.

Reperi theksoi se falë përmbajtjes dhe maturisë, gjithçka u mbyll pa ndonjë konflikt.
“Shyqyr Zotit që nuk ka ndodhur një përplasje fizike, se sot duhet të jesh edhe strateg. Duhet me ditë me fol, me shtru situatën, me qetësu. Ata ishin një grup i madh njerëzish,” – shtoi ai.

Sipas tij, biseda mes të dyve është zhvilluar në mënyrë private dhe kanë vendosur të lënë pas çdo keqkuptim.
“Kemi folur veçmas dhe e kemi lënë atë muhabet aty. Nga diçka që mund të ishte bërë shumë e madhe, e qetësuam. Jam pak kopil me mendje, s’mundesh me më pa në situata që ia kemi bërë të tjerëve,” – përfundoi reperi, duke lënë të kuptohet se ka zgjedhur arsyen në vend të konfliktit.