KreuCelebrity

Russell Crowe tregon sesi arriti të humbasë 23 kilogramë!

Russell Crowe tregon sesi arriti të humbasë 23 kilogramë!

Aktori i njohur australian Russell Crowe ka rrëfyer se ka arritur të humbasë rreth 23 kilogramë falë një transformimi të thellë në stilin e jetës dhe mbështetjes që ka marrë nga një platformë moderne të mirëqenies. Gjatë një interviste në podkastin The Joe Rogan Experience, fituesi i Oscar-it për filmin Gladiator foli hapur për përpjekjet e tij për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor.

Russell Crowe tregon sesi arriti të humbasë 23 kilogramë!

61-vjeçari u shpreh se faktori kryesor në këtë ndryshim ka qenë ulja drastike e konsumit të alkoolit. “E kemi normalizuar pirjen dhe bixhozin,” tha ai. “Por rrallë ndalemi të mendojmë për dëmet që sjellin. Tani pi një gotë verë vetëm në raste të veçanta.”

Me humor, ai shtoi: “Unë jam një pijanec i madh – është pjesë e kulturës sime. Si një njeri i klasës punëtore, e ndiej si të drejtën time, Joe. Por ndërsa plakesh, mëson kufijtë e tu. Një natë argëtimi më mjafton. Nëse pi një gotë verë me darkë, ajo duhet të jetë një verë vërtet e mirë.”

Një tjetër element vendimtar në transformimin e tij, sipas Crowe-t, ka qenë bashkëpunimi me platformën shëndetësore Ways2Well, e cila ofron programe të personalizuara për mirëqenie dhe parandalim. Aktori tha se e kishte zbuluar këtë program përmes vetë Rogan dhe që atëherë ka parë përmirësime të ndjeshme në trupin dhe energjinë e tij.

“I kam kontaktuar pesë a gjashtë herë dhe përfitimet janë të dukshme,” – u shpreh ai. “Nuk jam ekspert në shkencë, por injeksionet në shpatulla e gjunjë, si dhe trajtimet intravenoze, kanë ulur shumë inflamacionin. Më kanë ndihmuar të stërvitem pa dhimbje dhe të rikthehem në formë.”

Crowe tha se këto ndryshime i kanë dhënë energji të re dhe një mënyrë jetese më të balancuar. Platforma Ways2Well është përmendur edhe nga të tjerë të njohur, si këngëtari i muzikës country Jelly Roll, i cili theksoi rëndësinë e durimit në çdo transformim personal.

“Të gjithë më lavdërojnë për humbjen në peshë,” tha ai në një video për kompaninë. “Por më duheshin vite. Durim, njeri.”