KreuCelebrity

Një romancë shkatërroi martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës? Gazetari hidhet në gjyq nga çifti!

Një romancë shkatërroi martesën e Klea Hutës dhe Elgit

Moderatori Elton Tozaj është përballur me një thirrje gjyqësore pas deklaratave që bëri lidhur me ndarjen e dy artistëve të njohur të showbiz-it shqiptar, Klean dhe Elgit Dodën.

Prej javësh në rrjetet sociale dhe media po qarkullojnë aludime se çifti i njohur është drejt divorcit. Në një intervistë televizive, Tozaj tha se, sipas tij, arsyeja e ndarjes lidhet me një romancë të re që kantautori Doda ka nisur me një vajzë nga Lushnja.

Sipas moderatorit, këto deklarata nuk janë pritur mirë nga Klea dhe Elgiti, të cilët kanë vendosur t’i drejtohen gjykatës. Si pasojë, Tozaj ka marrë një thirrje zyrtare për t’u paraqitur përballë drejtësisë.

Një romancë shkatërroi martesën e Klea Hutës dhe Elgit