Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi marrëdhënien e tij me të fejuarën, Georgina Rodríguez, duke zbuluar një anë të rrallë të jetës së tij personale.
Në një intervistë të re me Piers Morgan, legjenda 40-vjeçare foli hapur për “një periudhë shumë të vështirë”, që – siç tregon ai – forcoi më tej lidhjen me partneren e jetës.
Ronaldo iu rikthye kujtimit të dhimbshëm të prillit 2022, kur ai dhe Georgina humbën njërin prej binjakëve të porsalindur. “Besoj se gjatë asaj kohe marrëdhënia jonë u bë edhe më e fortë,” tha ai. “Ishte një periudhë e errët, por edhe e vlefshme, sepse mësova shumë. Më ndryshoi mënyrën si e shoh jetën.”
Ai shtoi se vajza e tyre, Bella Esmeralda, që tani është tre vjeç, është “mbretëresha e familjes” dhe burimi më i madh i gëzimit në shtëpi. “Çdo gjë ndodh për një arsye. Jemi një familje e bekuar dhe jam krenar për këtë,” u shpreh Ronaldo.
Pas tetë vitesh së bashku, në gusht 2025, çifti zyrtarizoi fejesën përmes një postimi në Instagram. Georgina ndau një foto të ëmbël ku dora e saj prekte atë të Ronaldos, duke treguar unazën e fejesës që simbolizoi kapitullin e ri të dashurisë së tyre.
Ronaldo është baba i pesë fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me Georginën — Alana Martinen dhe Bella Esmeralda-n.


