KreuCelebrity

"Nuk arrita ta puthja atë mëngjes": Charlie Kirk u vra me plumb në qafë, bashkëshortja rrëfen si e mësoi lajmin tragjik!

"Nuk arrita ta puthja atë mëngjes": Charlie Kirk u vra me

Në intervistën e saj të parë televizive që nga vrasja e bashkëshortit të saj, Charlie Kirk, ende e tronditur Erika Kirk rrefeu se si mësoi për vdekjen e aktivistit konservator 31-vjeçar më 10 tetor. Në fillim të intevistës ajo rrëfeu se nuk pati mundësi ta puthte para se ai të dilte nga shtëpia atë ditë fatale.

Siç e përshkroi Erika Kirk për Fox News, ajo ishte me nënën e saj në zyrën e mjekut dhe po shihte eventin e bashkëshortit të saj "Turning Point USA" në Universitetin Utah Valley në celularin e saj kur mori një telefonatë të pazakontë nga shefi i stafit të grupit, Michael McCoy.

"Nuk do ta harroj kurrë. Isha thjesht, Charlie u qëllua. Ai u qëllua. Sillni fëmijët. Telefononi sigurimin. Sillni fëmijët. Sillni fëmijët. Ai u qëllua. Vrapova nga zyra, u rrëzova në mes të parkingut dhe telefonova sigurimin tonë. Ishte një makth i pabesueshëm," tha Erika me lot në sy. 

Erika Kirk kujtoi gjithashtu se mëngjesin e vrasjes, burri i saj ishte larguar nga shtëpia e tyre në Arizona shumë herët në mëngjes për të shkuar në eventin në Utah dhe se ajo e kishte inkurajuar të flinte vetëm në dhomën e vajzës së tyre natën e kaluar.

"I thashë: 'Dua që të flesh mirë. Shko fli në dhomën e saj dhe unë do ta ul kondicionerin që të jetë mirë dhe ngrohtë atje brenda... Dua vetëm që të flesh mirë, që të jesh mirë nesër'. Kështu që unë dhe Gigi qëndruam në dhomën tonë, dhe atë mëngjes ai u zgjua shumë herët dhe erdhi në dhomën tonë të gjumit, në banjo, sepse aty ishte unaza e tij e martesës dhe gjerdani, dhe ai hyri brenda, i mori ato dhe pastaj iku. Unë nuk arrita ta puthja", u shpreh ajo ne nje rrefim prekes.

Duke folur për momentet që kaloi në spital, gruaja e Charlie Kirk tha se mjekët dhe një oficer policie e këshilluan të priste derisa trupi i tij të çohej në morg për ta parë, por ajo refuzoi.

"Unë thashë: 'Me gjithë respektin e duhur, zotëri, dua të shoh çfarë i bënë burrit tim dhe dua ta puth, sepse nuk arrita ta puthja këtë mëngjes,'" tha Erika. 

Erika Kirk, e cila u martua me Charlie Kirk në maj 2021, foli gjithashtu për mënyrën se si u flet fëmijëve të saj një djali 1 vjeç dhe një vajze 3 vjeçe për humbjen e babait të tyre.

"Është vërtet e ëmbël, sepse i shpjegoj gjërat dhe i them: Nëse do të flasësh me babin, shiko lart në qiell dhe fillo të flasësh, dhe ai do të të dëgjojë. Unë thashë: E di, babi është në parajsë, dhe ajo tha: A mendon se mund të shkoj atje një ditë? Unë thashë: Zemër, të gjithë do të shkojmë një ditë." tha Erika.