KreuCelebrity

5 mësime nga Victoria Beckham, si të ndërtojmë një markë të fuqishme!

5 mësime nga Victoria Beckham, si të ndërtojmë një

Dokumentari tre‑serësh i Victoria Beckham, i cili përfshin rrugëtimin e saj nga anëtare e grupit pop Spice Girls deri në krijuese mode dhe biznesmene në industrinë e modës dhe bukurisë, ofron një sërë mësimesh të vlefshme për këdo që synon të ndërtojë një markë të qëndrueshme.

Rikrijimi është strategji
Victoria tregon se kalimi i saj nga muzika te modë ishte i shoqëruar me skepticizëm “bota qeshi” kur ajo u përpoq të hynte në industrinë e modës. Por ajo nuk u limitua nga paragjykimet përkundrazi, vazhdoi të zhvillohej me qëllim dhe me vizion të qartë.
Mësimi: Rikrijimi funksionon kur është planifikuar, jo thjesht reaktiv. Evolucioni yt duhet të forcojë markën, jo ta komplikojë atë.

Konsistenca krijon besueshmëri
Marka Victoria Beckham ka ndërtuar një identitet të fortë minimalist, elegant, e rafinuar  dhe nuk ka ndjekur çdo trend vetëm për të qenë “in”. Ajo ka qëndruar besnike konceptit të saj, derisa audienca e kuptoi dhe e ndoqi.

Mësimi: Markat që nuk janë të qëndrueshme në imazhin dhe mesazhin e tyre, kanë vështirësi të rriten. Çdo produkt, çdo postim, çdo fushatë duhet të jetë në linjë me identitetin tënd.

Ndërto një ekosistem, jo vetëm një produkt
Victoria nuk shet vetëm rroba ajo shet një vizion, një përvojë. Marka e saj e modës, marka e bukurisë dhe kanalet e saj sociale jetojnë brenda të njëjtit univers koheziv: të sofistikuar, të qëndrueshëm dhe të frymëzimit.

Mësimi: Një markë nuk është vetëm logoja apo artikulli që shitet  është çdo kontakt që audienca ka me ty: nga produkti te përballja në rrjete sociale, te ambienti i shitjes, te identiteti vizual.

Autenticiteti rritet më shpejt se perfeksioni.
Në dokumentar, Victoria rrëfen se është ndjerë shpesh e keqkuptuar  dhe e pranon këtë. Kjo ndjeshmëri e bëri që të evolojë nga një “personazh me stil” në një “vizionare me fuqi” në vetvete.

Mësimi: Kur ndan evolucionin tënd me ndershmëri dhe vetëdije, e bën markën më prekshme dhe audienca fillon ta mbështesë rritjen tënde.

Trashëgimia fiton ndaj viralitetit
Suksesi i Victoria­s nuk erdhi vetëm nga momentet virale, por nga besimi i ndërtuar me vite. Çdo sfilatë, lansim produkti, fushatë marketingu shtoi një shtresë kredibiliteti.
Mësimi: Fokusohu në ndërtimin e një marke që njerëzit e besojnë, jo vetëm që e shohin për pak kohë. Trendet mund të prodhojnë shitje, por marka është ajo që bën që njerëzit të kthehen.