KreuCelebrity

Gjesti i vogël i Atarës që preku thellë zemrën e babi Turit!

Gjesti i vogël i Atarës që preku thellë zemrën e babi

Ka momente të vogla që mbeten përgjithmonë në zemër. Për Turjan Hyskon, një prej tyre ka ndodhur vetëm pak ditë më parë një çast i thjeshtë, por plot dashuri, që ai e përshkruan si më të çmuarin e jetës së tij së fundmi.

Në intervistën ekskluzive për Bordo, Turjani përpos detajeve më të reja dhe ekskluzive nga filmi “Kazerma” I cili pritet të dal në 20 nëntor në të gjitha kinematë,  tregon me emocion një mëngjes ndryshe, kur vajza e tij Atara, vetëm 4 vjeç e gjysmë, i dha një puthje të papritur ndërsa ai flinte.

“Momenti më i çmuar është para dy ditësh. Po flija, dhe Atara zgjohet shumë herët. E ndjeva një puthje dhe thashë ‘ç’është kjo dashuri e madhe që në mëngjes nga Orinda’, por vetëm kur dëgjova ‘babi të dua shumë!’… Nuk më ka kaluar akoma ajo ndjesi. Erdhi më puthi te balli dhe iku për në shkollë me Orindën. Vetëm 4 vjeç e gjysmë dhe më bëri të ndihesha sikur kisha botën në duar,” rrëfen Hysko me emocion.

Një gjest i vogël, por me peshën e një bote të tërë dashurie. Në çdo fjalë të tij ndjehet butësia e një babai që përjeton mrekullinë e prindërimit një ndjenjë që e bën të ndalojë për pak, të buzëqeshë dhe të falenderojë jetën për dhuratën më të bukur që ka: Atarën.

Ndiqni videon e plotë këtu: