KreuCelebrity

Jaafar Jackson nipi i Michael Jackson sjell në jetë “Mbretin e Popit” në filmin biografik “MICHAEL”

Jaafar Jackson nipi i Michael Jackson sjell në jetë “Mbretin e

Jaafar Jackson, djali i Jermaine Jackson dhe nipi i legjendarit Michael Jackson, do të interpretojë rolin e xhaxhait të tij në filmin e shumëpritur biografik “MICHAEL”, i cili do të dalë në kinema më 24 prill 2026. Ky projekt shënon rolin e parë të madh filmik për Jaafar-in, i cili do të mishërojë një nga ikonat më të mëdha të muzikës botërore.

Filmi, i prodhuar nga Lionsgate dhe i drejtuar nga regjisori i njohur Antoine Fuqua (“Training Day”, “Southpaw”, “Bullet Train”), synon të sjellë në ekran si anën personale ashtu edhe momentet më të paharrueshme të karrierës së Michael Jackson-it nga fëmijëria në grupin Jackson 5 e deri te periudha e artë si artist solo.

Në trailerin e parë, i cili arriti mbi 80,000 shikime brenda një ore në YouTube, fansat shpërthyen me emocione dhe entuziazëm. Komentet e tyre shprehnin padurimin e madh për filmin dhe admirimin për ngjashmërinë e jashtëzakonshme të Jaafar-it me Michael-in:

“Të shohësh Jaafar duke luajtur si xhaxhai i tij më bëri të buzëqesh… Kam shpresa të mëdha për këtë film.”
“Ky film do të thyejë rekorde. MJ po rikthehet fuqishëm!”

Regjisori Fuqua ka lavdëruar shpesh Jaafar-in, duke e përshkruar si një talent me “lidhje shpirtërore” me figurën e Michael-it dhe “aftësi natyrale për ta sjellë atë në jetë me realizëm dhe emocion”.

Filmi vjen në një kohë kur interesimi për trashëgiminë e Mbretit të Popit është më i fortë se kurrë. Kujtojmë se vetëm në vitin 2024, Sony bleu gjysmën e katalogut muzikor të Michael Jackson-it për rreth 600 milionë dollarë, dëshmi e ndikimit të përjetshëm të artistit që shiti mbi 500 milionë albume dhe fitoi 13 çmime Grammy.

Me këtë film, historia e Michael Jackson-it do të “moonwalk”-ojë sërish në zemrat e fansave anembanë botës.