KreuCelebrity

"U deshën 5 vite për një takim...", Kleofina tregon historinë e dashurisë me futbollistin francez, Benjamin Pavard!

Futbollisti i njohur i Interit dhe përfaqësueses franceze, Benjamin Pavard, është martuar këtë verë me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi. Pas një lidhjeje të gjatë dhe një propozimi romantik gjatë pushimeve verore në bregdetin jugor të Shqipërisë, çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni magjepsëse në Amalfi të Italisë.

Kleofina ka qenë e ftuar në emisionin për herë të parë në Shqipëri në emisionin "Mirëmbrëma Yje" me Arbana Osmanin, ku ka treguar historinë e dashurisë së saj me Benjaminin dhe shumë të tjera.

Kleofina tregoi se për Benjaminin ajo ka qenë dashuri me shikim të parë dhe që në momentin e parë që janë parë ai e dinte se do martohej me të. Ndërsa për Kleofinën u deshën gati 5 vite për t'i dhënë mundësinë dhe për ta kuptuar se ai ishte personi që ajo ka kërkuar gjithmonë të kishte në jetën e saj.

“Jemi njoftu ne vitin 2018, dhe asokoha e kisha kokën si të babait, do të jetë [partneri[ vetëm shqiptar ose hiq. Shoku i tij i ngushtë ishte me shoqen time të ngushtë, u njoftuam në ditëlindjen e shoqes time, nuk e kam mendu se mund të jetë e ardhmja ime, as nuk më ka pëlqyer aspak, dhe nuk e kam shiku në atë [formë]… por ai në momentin që më ka taku, i kishte thënë shokut, se me siguri ka me pas të tjera, dhe për [Kleofinën] se do të jetë me dike, por në fund të fundit, ka me përfundu me mu, dhe unë ka me e martu”

“Kaloi 2018-ta, 2019-ta, 2020-ta, 2021-ta, 2022-ta, gati deri te 2023-ta nuk është që unë jam kam dhënë asnjë takim. Më dërgonte lule, më telefononte, e pyste shoqërinë, vinte çdoherë çdo ditëlindje ku e dinte se do të jem edhe unë aty…. Edhe në fejesën e shoqes time [me shokun e Pavard] e kuptova se unë isha problemi, sepse çdo dëshirë që e kisha te një mashkull ai e kishte. Është ambicioz, zemrën e mirë, shumë shakaxhi, është shumë vetvetja edhe unë jam vetvetja me të. Dhe nuk ka asnjë kriter se të jesh vetvetja me personin qe ke në krah. Këto pesë vite mujsha me i thënë ‘nuk je shqiptar, nuk mundesh me mu edhe s’ka, nuk më pëlqen fizikisht… Por mosha s’kishte rëndësi, por kishte më shumë rëndësi a ishte shqiptar dhe është familjar”