Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka vjen në një bashkëpunim të veçantë me artistin kosovar Yll Limani në projektin e tyre të ri, “All Natural”. Ky është bashkëpunimi i parë i Ritës me një këngëtar nga Kosova, një moment i veçantë për muzikën shqiptare dhe skenën ndërkombëtare.
Kënga është tashmë e disponueshme në Spotify, ndërsa Rita e paralajmëroi këtë bashkëpunim në rrjetet e saj sociale, duke treguar se projekti do të publikohej të premten.
Për Yll Limanin, kjo është një mundësi e madhe për t’u bashkuar me një emër ndërkombëtar dhe për të treguar talentin e tij për një audiencë globale. Për Ritën, bashkëpunimi tregon angazhimin e saj për të krijuar ura midis kulturave dhe për të promovuar muzikën shqiptare në arenën botërore.
“All Natural” pritet të rrisë interesin për artistët shqiptarë jashtë vendit. Kjo këngë është më shumë se një projekt muzikor është një dëshmi se muzika shqiptare po arrin gjithnjë e më shumë skenat ndërkombëtare, duke sjellë energji, sinqeritet dhe një zë unik në çdo notë.
Ky duet shënon një kapitull të ri për muzikën shqiptare dhe për karrierën e Yll Limanit, duke treguar se talenti i muzikës shqiptare po njihet gjithnjë e më shumë në botë.
