KreuCelebrity

"Nuk e dua atë lloj vemendje!" Ronaldo shpjegon arsyen e mungesës në funeralin e shokut të skuadrës, Jota

"Nuk e dua atë lloj vemendje!" Ronaldo shpjegon arsyen e

Cristiano Ronaldo ka dhënë arsyet pse nuk mori pjesë në funeralin e shokut të tij të kombëtares dhe Liverpoolit, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik më 3 korrik, së bashku me vëllain e tij André Silva.

Në një intervistë për Piers Morgan, Ronaldo tha: “Njerëzit më kritikojnë shumë. Nuk më intereson. Kur ndërgjegjja jote është e pastër, nuk ke pse të shqetësohesh për atë që thonë njerëzit.”

Ai shtoi se nuk kishte qenë më kurrë në varreza që pas vdekjes së babait të tij dhe nuk dëshironte të kthente funeralin në një kaos mediatik:

“Por një nga gjërat që nuk bëj është se pas vdekjes së babait tim, nuk kam qenë kurrë në një varrim. Dhe së dyti, e dini reputacionin tim, kudo që shkoj ambienti shndërrohet në një “cirk”. Nuk shkoj, sepse nëse shkoj, vëmendja është mbi mua dhe nuk dua atë lloj vëmendjeje”Nuk më pëlqen të shkoj në një moment të ndjeshëm dhe të tillë për të dhënë intervista apo për të folur.
Ky është një shembull sesi jeta është kthehet në spektakël ndonjëherë. Nuk bëj pjesë në atë botë. Njerëzit mund të vazhdojnë të më kritikojnë, unë u ndjeva mirë me vendimin tim.
Nuk kam nevojë të jem në vijën e parë që njerëzit të më shohin, unë planifikoj gjëra, mendoj për familjen e tij.” “Nuk kam nevojë të jem para kamerave që njerëzit të shohin se çfarë bëj. E bëj pas kuintave, miku im”

Funerali u mbajt në Portugali dhe morën pjesë disa shokë të Liverpoolit dhe Kombëtares së Portugalisë, përfshirë Virgil van Dijk, Arne Slot, Andy Robertson, Jordan Henderson, James Milner dhe Bruno Fernandes.

Diogo Jota, i cili përfaqësoi Portugalin në 49 ndeshje dhe fitoi dy herë Ligën e Kombeve, gjithashtu fitoi Premier League, FA Cup dhe League Cup me Liverpoolin. Ronaldo theksoi se kishte dhënë mbështetje familjes së Jota privatisht: “E bëj atë pas kamerave, për mikun tim.”

Megjithëse mungoi në funeral, Ronaldo mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në shtator, ku ishin të pranishëm familja e Jota, ekipi kombëtar i Portugalisë, zyrtarë të FPF-së, agjenti Jorge Mendes si dhe Presidenti dhe Kryeministri i vendit.

Ronaldo kujtoi Jota-n si një shok të qetë dhe një lojtar të shkëlqyer:

“Ai ishte një djalë shumë i mirë, një lojtar i mirë, dhe ne ndjejmë ende praninë e tij në ekip. Ishte një moment shumë i trishtë për të gjithë  vendin, familjet, miqtë dhe shokët e ekipit.”