Në një intervistë ekskluzive për Bordo, Marjana Koçeku, vetëm 24 vjeçe, tregon historinë e saj të pabesueshme: nga fshati dhe bujtina e saj te parlamenti shqiptar, duke u bërë deputetja më e re në vend dhe një nga më të rejat në të gjithë Bashkimin Europian.
“E kisha imagjinuar ndonjëherë? Aspak. Jetën time e kisha sistemuar si sipërmarrëse dhe si Mariana e maleve, duke u fokusuar te agroturizmi. Nuk e kisha menduar që politika do të vinte kaq shpejt në rrugën time,” rrëfen ajo.
Deri tani, Marjana ka marrë pjesë në rreth pesë seanca parlamentare dhe përjetimet e saj kanë qenë shumë surprizuese. Megjithatë, nuk ka pasur ende mundësinë të flasë në debatet parlamentare, të cilat shpesh përfundojnë me grindje, dhe jo me diskutime konstruktive.
Në intervistë, Marjana tregon se dëshiron të jetë zëri i Dukagjinit dhe qarkut të Shkodrës. “Janë shumë tema për të cilat kjo zonë ka nevojë: zhvillimi rural, turizmi, mundësitë për të rinjtë dhe integrimi në Bashkimin Europian. Por gjithashtu, mbrojtja sociale mbetet një nga prioritetet kryesore për mua,” shprehet ajo.
Marjana ndan me Bordo gjithashtu reflektime personale mbi ndryshimin që i ka sjellë politika në jetën e saj, rutinën e re dhe mënyrën se si po mëson të balancojë angazhimet parlamentare me pasionet dhe komunitetin nga i cili vjen.
Kjo intervistë ekskluzive e Bordo ofron një portret të sinqertë të një vajze të re, ambicioze dhe të vendosur, e cila tashmë po fillon të lërë gjurmë në politikën shqiptare.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë këtu:
