Marjana Koçeku ekskluzivisht për Bordo: Dua të jem zëri i Dukagjinit në Parlament - Celebrity
KreuCelebrity

Marjana Koçeku ekskluzivisht për Bordo: Dua të jem zëri i Dukagjinit në Parlament

Marjana Koçeku ekskluzivisht për Bordo: Dua të jem zëri i

Në një intervistë ekskluzive për revistën Bordo, deputetja me e re e parlamentit shqiptar, Marjana Koçeku ka ndarë me publikun synimet e saj politike dhe vizionin për të ardhmen. E pyetur se cila do të ishte tema e parë që do të trajtonte në Parlament, Koçeku u shpreh se dëshiron të fokusohet tek zona që përfaqëson qarku i Shkodrës, e në veçanti Dukagjini, një vend me nevoja të shumta dhe të thella.

“Dua shumë të flas për zonën që unë përfaqësoj, për gjithë qarkun e Shkodrës, por specifikisht për Dukagjinin, pasi nevojat e kësaj zone janë jashtëzakonisht të mëdha,” – u shpreh ajo.

Në një plan afatgjatë, Koçeku thekson se synon të ngrejë zërin për zhvillimin rural, turizmin, përkrahjen e të rinjve në zonat e thella, si dhe për procesin e integrimit në Bashkimin Europian  fushë në të cilën ajo është aktive si sekretare e komisionit përkatës. Një tjetër prioritet i saj mbetet mbrojtja sociale, që sipas deputetes është themel i çdo politike të drejtë.

Sa i përket kuptimit të parlamentit, Koçeku e përshkruan atë si një hapësirë dialogu dhe bashkëpunimi:

“Parlamenti vjen prej fjalës parla, që do të thotë ‘për të folur’. Është vendi ku duhet të flasim për të mirën publike dhe zhvillimin e vendit, pavarësisht logove politike.”

E pyetur se për çfarë do të donte të mbahej mend në këtë legjislaturë, Marjana Koçeku e mbylli me një mesazh modest dhe njerëzor:

“Dua të mbahem mend si vajza e njerëzve të thjeshtë që ruajti thjeshtësinë, por edhe që ju dha zgjidhje njerëzve. Për mua, mbi të gjitha, është e rëndësishme të ruaj vlerat njerëzore – sepse fillimisht duhet të jemi njerëz, e më pas politikanë.”
Marjana Koçeku një zë i ri në politikë që synon ta bëjë ndryshimin duke filluar nga rrënjët, me zemrën dhe vëmendjen te njerëzit e thjeshtë.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë më poshtë: