Brenda një viti, Heidi Baci është kthyer në një nga personazhet më të dashura për publikun, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, ku nisi rrugëtimin e saj televiziv në Grande Fratello. Biondja simpatike, pas përvojës në reality show, provoi edhe rolin e moderatores dhe autorës së një libri, duke përmbushur disa prej ëndrrave të saj më të mëdha.
Pas kësaj periudhe të ngarkuar dhe suksesshme, Heidi ka vendosur të rikthehet në Itali – vendi ku ndodhet familja e saj dhe ku, siç duket, po rindërton jetën personale dhe profesionale. Përveç ndryshimeve në karrierë, duket se në jetën e saj ka nisur edhe një kapitull i ri sentimental.
Burime pranë saj bëjnë me dije se Heidi po jeton një histori të re dashurie, të cilën ajo vetë e ka pranuar publikisht për herë të parë. Megjithëse mbetet shumë diskrete dhe nuk ka ndarë detaje apo foto në rrjetet sociale, lëvizjet e saj të fundit – udhëtimet e shpeshta dhe qëndrimi më i gjatë në Itali – flasin për një lidhje të konsoliduar.
Thuhet se partneri i saj është italian, duke i dhënë kështu fund përfundimisht kapitullit të romancave me djem shqiptarë.
E ftuar së fundmi në një emision televiziv, ish-banorja e Big Brother VIP u pyet nëse beson ende te dashuria dhe nëse është e lumtur.
“Patjetër, gjithmonë,” – u përgjigj ajo me buzëqeshje. “Nëse mund të jap një këshillë, është kjo: mos hiq dorë. Dashuria është gjëja më e bukur. Po, jam shumë e lumtur.”

