KreuCelebrity

"1 milion euro dasmë", rrëfehet shqiptarja që u martua me futbollistin e njohur francez, Benjamin Pavard!

 

"1 milion euro dasmë", rrëfehet shqiptarja që u martua

Futbollisti i njohur i Interit dhe përfaqësueses franceze, Benjamin Pavard, është martuar këtë verë me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi. Pas një lidhjeje të gjatë dhe një propozimi romantik gjatë pushimeve verore në bregdetin jugor të Shqipërisë, çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni magjepsëse në Amalfi të Italisë.

Disa video qarkulluan në rrjete sociale, ku Pavar vallëzonte me plis në kokë gjatë dasmës së tij me Kleofinën.

Kleofina ka qenë e ftuar në emisionin për herë të parë në Shqipëri në emisionin "Mirëmbrëma Yje" me Arbana Osmanin, ku ka treguar historinë e dashurisë së saj me Benjaminin, dasmën e shumë të tjera.

Propozimi për martesë ka ndodhur 1 muaj pas takimit me babin. Ishim në Sarandë, një ditë para ditëlindjes sime. Ishte shumë bukur, vetëm ne të dy në plazh, vëllai, motra dhe shoqëria që erdhën në Shqipëri për ditëlindjen time ishin spektatorë.

Edhe pse e ndjen që po vjen ai moment, emocioni është i njëjtë. Nuk mundesh të paralajmërosh trurin se si do të ndihesh kur një person të propozon të kalosh jetën me të, kam qarë, një emocion shumë i bukur”

3 muaj para dasmës e vendosëm vendin në Malfy, kishim 190 persona të shtuar, shumë shqiptarë dhe shumë më pak francezë. Unë kam fluturuar në dasmën time, është diçka që dua ta rijetoj me të njëjtin person, ndjenjë shumë e mirë. Kërcen valle, e do shumë muzikën shqiptare. Kam pasur 3 fustane, për 3 ditë.

Ndërkohë ajo që mori më shumë vëmendje ishte se sa kishte kushtuar dasma e tyre

"Ka shkuar 1 milion. Është ok, ka zgjatur 3 ditë. Jemi martuar në kishë."