KreuCelebrity

Cristiano Ronaldo: Jam lojtari më i mirë në botë

Cristiano Ronaldo: Jam lojtari më i mirë në botë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste për televizionin spanjoll LaSexta TV, duke thënë se ai është “lojtari më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë” në historinë e futbollit.

Ronaldo pranoi se shumë tifozë mund të preferojnë Lionel Messin, Pelén apo Diego Maradonën, por theksoi se statistikat flasin në favor të tij.

“Jam lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Nuk kam parë askënd më të mirë se unë në historinë e këtij sporti, dhe po e them këtë me zemër,” – deklaroi Ronaldo.

Këto komente kanë ndezur sërish debatin e përjetshëm për “futbollistin më të madh të të gjitha kohërave”, një temë që prej vitesh ndan botën e sportit mes adhuruesve të Ronaldos dhe Messit.