Marjana Koçeku, deputetja më e re në Parlament, nuk është e njohur vetëm për karrierën politike, por fillimisht u bë e dashur për publikun me bujtinën familjare “Neomalsore”, ku ka krijuar një eksperiencë unike për vizitorët vendas dhe të huaj.
Në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo, ajo shpjegon se të huajt janë tërhequr nga Shqipëria për natyrën e paprekur, traditën, kulturën dhe gastronominë autentike. Sipas Koçekut, pjatat që vizitorët e huaj preferojnë më shumë janë kulaçi, kollomoqi i misrit dhe groshët, duke shijuar kështu shijen e vendit në formën më origjinale.
Por jo vetëm të huajt; ajo vlerëson edhe vizitorët shqiptarë që kanë kaluar nga bujtina.
“Miqtë shqiptarë janë bërë një frymëzim dhe mbështetje e madhe për iniciativën tonë,” tregon Marjana, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së komunitetit vendas.
Duke reflektuar për të ardhmen, deputetja më e re e sheh veten si një grua që ndjek pasionet dhe ëndrrat e saj, qoftë në politikë, qoftë duke vazhduar të presë vizitorët e saj në Neomalsore.
Ndiqni intervistën e plotë më poshtë:
