KreuCelebrity

“Më duket se do sëmurem”, dalin e-mailet e Angelina Jolie nga koha kur po ndahej nga Brad Pitt!

“Më duket se do sëmurem”, dalin e-mailet e Angelina Jolie

Angelina Jolie ka shprehur hapur lodhjen dhe stresin që po përjeton nga beteja e gjatë ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, lidhur me vreshtarinë “Chateau Miraval”, sipas disa email-eve të publikuara së fundmi.

Në një komunikim të majit 2021 drejtuar menaxherit të saj të biznesit, aktorja shkruante:

 “Duhet të heq gjithë stresin. Sinqerisht ndiej sikur po sëmurem nga shqetësimi. Do të doja të       flisnim për të përmirësuar mbështetjen dhe të shmang marrëdhëniet që më shkaktojnë stres.”

Në të njëjtin email, Jolie përmend edhe vëllain e saj, James Haven, duke thënë:

 “Situata financiare si ajo e Jamie-t, ku unë vetëm jap e jap dhe nuk marr as një ‘faleminderit’...   është thjesht e gabuar.”

Një tjetër email, i datës nëntor 2023, i paraqitur si provë nga ekipi ligjor i Pitt, ishte përgjigje ndaj padisë 35 milionë dollarëshe të ngritur nga aktori 61-vjeçar. Një komunikim tjetër i tetorit 2023 nga pala e Jolie lidhej me akuzat se Pitt po e padit ish-bashkëshorten “duke i kërkuar dëmshpërblime të vazhdueshme për dëme të supozuara nga aktiviteti në Miraval”.

Në këtë dokument thuhet se “refuzimi i vazhdueshëm i Pitt për të dorëzuar dokumentet lidhet me arsyet pse i nevojitej një kontratë 4-vjeçare heshtjeje për të mbuluar aktin e tij” dhe shtohet se dokumentet “janë thelbësore për çështjen dhe duhet të publikohen”.

Padia prej 286 faqesh e depozituar në Los Angeles është përpjekja e fundit e avokatëve të Brad Pitt për të siguruar kopje të komunikimeve dhe email-eve të Jolie lidhur me shitjen e pjesës së saj në “Chateau Miraval” në vitin 2021. Nga ana tjetër, ekipi ligjor i aktores ka refuzuar t’i dorëzojë, duke përmendur privilegjin e klientit.