
Një situatë e pazakontë ka shpërthyer në futbollin spanjoll mes Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës (RFEF) dhe klubit FC Barcelona, pas vendimit për të përjashtuar nga kombëtarja supertalentin 18-vjeçar Lamine Yamal.
Më 10 nëntor 2025, Yamal iu nënshtrua një trajtimi mjekësor me radio-frekuencë për një shqetësim në zonën pubike (inguinale). Procedura, sipas burimeve të klubit katalanas, ishte e domosdoshme për të shmangur një dëmtim më serioz dhe kërkonte 7–10 ditë pushim.
Por, sipas Federatës Spanjolle, Barcelona nuk e kishte njoftuar paraprakisht për ndërhyrjen mjekësore. Komunikata zyrtare e RFEF-së theksonte se federata mori njoftim vetëm natën vonë, pasi procedura ishte kryer tashmë.
Si pasojë, RFEF vendosi ta shkarkojë Yamal nga grumbullimi për ndeshjet e Spanjës kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026.


