KreuCelebrity

"Nuk kishim çfarë të hanim për 2 javë...", Ledjona Xheladinaj zbulon sekretet e "BBV3"!

 

“Big Brother VIP 5” pritet të fillojë së shpejti edhe pse ende produksioni nuk do jep asnjë sinjal. Ama prej disa kohësh kanë nisur  aludimet se kush mund të jenë disa nga personazhet e njohur që mund të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë së fundmi ish-banorja e "BBV3", Ledjona Xheladinaj ka qenë e ftuar në emisionin "ABC e mëngjesit", ku ka treguar shumë sekrete nga ai edicion. Ndër to ka zbuluar se edhe pse si reality show ka shumë sponsora që furnizojnë shtëpinë me ushqim, banorët e atij edicioni kanë kaluar 'një periudhë të keqe' sepse nuk kanë pasur ushqim të mjaftueshëm.

Jo birrat aty janë me limit, lëre çfarë duken, a sa gjëra interesante ka aty, aty ka shumë sponsora mund të hash çfarë të duash po jo sa duhet, kemi pasur një periudhë shumë të vështirë gati 2 javë që nuk kishim çfarë të hanim, jo çfare të hanim se s'kishte, po kishte vete një gjë dhe nëse s'të pëlqente një gjë do thoja 'ua sa e mirë'.