Ignacia Fernandes, Miss Kili 2025, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale pas një performancë të pazakontë në gjysmëfinalen e Miss World Chile 2025. Modelja 27-vjeçare prezantoi talentin e saj muzikor në death metal, një zhanër rrallë i parë në konkurset e bukurisë.
Në skenë, Fernandes performoi së bashku me kitaristin Carlos Palma Moran, duke sjellë energji të fuqishme dhe një prezencë të jashtëzakonshme. E veshur me të zeza dhe me një fjongo ku shkruhej “Las Condes”, që përfaqëson rajonin e saj, ajo u prit me entuziazëm nga publiku dhe juria.
View this post on Instagram
Në një postim në Instagram, Fernandes shkroi:
"Roku ka qenë një pjesë kyçe e asaj që jam si person dhe një burim force e kuptimi. Të kem mundësinë ta shpreh këtë në skenë ishte një përvojë që e vlerësoj shumë."
Ajo shtoi se performanca e saj kishte për qëllim të thyente stereotipet për imazhin e një “miss-i tradicional”:
"Ishte një përvojë e mrekullueshme për të frymëzuar të tjerët, për t’u qëndruar besnikë vetes dhe për të treguar se nuk duhet të kemi frikë nga paragjykimet."
Revista People vlerësoi se Fernandes arriti të ruante elegancën e konkursit, ndërsa solli një formë unike të shprehjes artistike, duke kombinuar forcën dhe autenticitetin personal.
Ignacia Fernandes do të përfaqësojë Kilin në finalen e Miss World, ku shumë admirues tashmë e konsiderojnë si një nga konkurrentet më origjinale të këtij viti.
