Në shumë familje shqiptare, sherret janë të zakonshme. Por pse shpesh dy njerëz që duken të lidhur nga dashuria kanë frikë të hapen emocionalisht? Ksenofon Ilia, I njohur kryesisht si gazetar, por që ushtron edhe profesionin e tij si psikolog shpjegon se përgjigjja mund të jetë më e thellë se thjesht karakteri i njerëzve: ne imitojmë prindërit tanë.”
“Shumë prej nesh nuk e kuptojnë se sjelljet tona në çift janë pasqyrime të prindërve dhe ambientit ku jemi rritur. Kur dashuria fillon të marrë formë familjare, shpërthimet emocionale janë një mënyrë për të shprehur ato modele që nuk i kuptojmë plotësisht,” thotë Ilia.
Por problemi nuk qëndron vetëm tek çiftet.
Ai ngre një pyetje më të madhe: Përse nuk mësojmë prindërimin dhe inteligjencën emocionale në shkolla? Ndërsa nxënësit mësojnë sa vezë bën breshka apo çfarë është fotosinteza, askush nuk u mëson si të shprehin ndjenjat, si të dëgjojnë partnerin, apo si të rrisin një fëmijë emocionalisht të shëndetshëm.
Ilia propozon një ndryshim rrënjësor sipas tij: Prindërimi duhet të mësohet që në klasën e 9-vjeçares, për të parandaluar shpërthimet emocionale dhe marrëdhëniet toksike.
“Kur i thua një mësuese 9-vjeçare që të mësojë fëmijët për emocionet, përgjigjja shpesh është ‘nuk janë të gatshëm.’ Por pikërisht sepse janë të vegjël, duhet filluar aty. Kështu krijojmë të ardhmen e dashurisë dhe familjes,” shpjegon ai.
Mesazhi është i qartë: nëse duam marrëdhënie më të sinqerta dhe më pak konflikte, duhet të fillojmë me edukimin emocional që nga fëmijëria.
Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:
