KreuCelebrity

“Shpëtove jetën time”/ Xhensila dhe Besi ndajnë videon e rrallë një vit pas divorcit!

“Shpëtove jetën time”/ Xhensila dhe Besi ndajnë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku kanë ndarë sot mesazhe prekëse me rastin e ditëlindjes së dytë të djalit të tyre, Amen, duke treguar se dashuria prindërore mbetet mbi gjithçka, pavarësisht ndarjes së tyre rreth një vit më parë.

Të dy artistët publikuan në rrjetet sociale video me momente të ëmbla me të voglin, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen për bekimin që ai ka sjellë në jetën e tyre.

Bes Kallaku shkroi me ndjeshmëri:

I vogli im, djali me superfuqi engjëllore i bën 2 vjeç. U rritsh me Zotin, biri im. Ai do të ta plotësojë shpirtin dhe do të të forcojë eshtrat. Me gjithë dashurinë e zemrës sime them: Amen.”


Ndërsa Xhensila, në një mesazh të mbushur me dashuri dhe reflektim, e quajti djalin “shpëtimtarin” e saj:

“Amen, ti bebe e bekuar që solle dritë në jetën time, forcë aty ku mendova se s’kishte asnjë, dhe më dhurove çdo ditë copëza parajse… Ti më shpëtove, Amen, më shpëtove jetën. My savior, shpëtimtari im.”

Këngëtarja shtoi se dashuria për djalin është e pakufishme:

“Të dua me një dashuri që as fjala s’mund ta përshkruajë, por që është më e fuqishme se çdo dritë, më e fortë se çdo dhimbje.”

Me këto mesazhe të sinqerta, dy artistët treguan edhe një herë se përkushtimi ndaj fëmijëve mbetet lidhja më e fortë që i bashkon, pavarësisht rrugëve të ndara në jetë.

https://www.instagram.com/reel/DQ5KW9bDHMb/