KreuCelebrity

Unikkatili i jep fund martesës, një vajzë e re i mori "zemrën"!

Unikkatili i jep fund martesës, një vajzë e re i mori

Viktor Palokaj, i njohur për publikun si Unikkatili, një nga figurat më të respektuara të repit shqiptar, ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private. Megjithatë, së fundmi ai është bërë pjesë e vëmendjes mediatike pas lajmeve për ndarjen nga bashkëshortja e tij, Valbona.

Sipas burimeve të “Prive By LS”, çifti i ka dhënë fund martesës pas një kohe të gjatë larg syrit të publikut. Ndarja është mbajtur në heshtje të plotë dhe është ditur vetëm nga një rreth shumë i ngushtë njerëzish.

Por duket se artisti tashmë ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale. Sipas të njëjtave burime, Unikkatili është në një lidhje të re që, siç thuhet, ka arritur në një stad serioz.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen e fansave është përditësimi në biografinë e tij në Instagram, ku reperi ka shtuar shkronjën “J” të shoqëruar me një zemër, duke nxitur menjëherë dyshime dhe komente për kuptimin e saj.

Edhe pse artisti mbetet tejet diskret, ky ndryshim ka rritur kureshtjen për jetën e tij private dhe për mundësinë që së shpejti ai të jetë më i hapur me publikun. Për momentin, gjithë vëmendja mbetet tek “J”-ja misterioze dhe historia që ajo mund të fshehë.

Unikkatili i jep fund martesës, një vajzë e re i mori