Kim Kardashian ka treguar se është e zhgënjyer pasi disa fallxhorë që kishte takuar para provimit të jurisprudencës i kishin premtuar se do ta kalonte, por kjo gjë nuk ndodhi.
Ylli i “The Kardashians” bëri këtë të ditur përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet duke bërë grim ndërsa flet në telefon. Gjatë bisedës, Kim shprehet me zemërim se parashikimet e fallxhorëve nuk ishin të sakta.
“Të gjithë fallxhorët e mallkuara me të cilët jemi takuar dhe për të cilët jemi të fiksuar, janë gënjeshtare. Të gjitha bashkë, vetëm katër prej tyre, më kanë thënë se do ta kaloj provimin e jurisprudencës, kështu që janë gënjeshtare patologjike. Mos u besoni asgjëje që thonë,” u shpreh Kim në video.
View this post on Instagram
Pak ditë më parë, miliarderja dhe themeluesja e markës SKIMS konfirmoi se nuk e kishte kaluar provimin, ndërsa vazhdon të ndjekë karrierën e saj ligjore.
“Epo… ende nuk jam avokate, thjesht luaj një avokate me stil në TV,” shkroi ajo me ironi, duke iu referuar serialit të saj të ri në Hulu, All’s Fair.
