KreuCelebrity

Mourinho ikën pa paguar hotelin, trajneri portugez në telashe...

 

Në Turqi po shpërthen një tjetër skandal që ka në qendër trajnerin portugez José Mourinho, i cili pas largimit nga Fenerbahçe po përballet me akuza se ka lënë pas një faturë të papaguar hoteli që shkon deri në 750 mijë euro.

Sipas mediave turke, gjatë periudhës rreth 14 muaj që Mourinho qëndroi në krye të Fenerbahçes, ai jetoi në luksin e Four Seasons Hotel Istanbul at the Bosphorus, një nga hotelet më të shtrenjta dhe prestigjioze të Stambollit.
Gazeta Yeniçağ raportoi se shuma e akumuluar për qëndrimin dhe shërbimet e trajnerit legjendar arrin në 36.5 milionë lira turke, që përkon me afërsisht 747 mijë euro.

Ironikisht, Mourinho u largua nga Fenerbahçe pasi mori një dëmshpërblim prej disa milionë eurosh. Megjithatë, një gjë është e sigurt: marrëdhënia mes Mourinho dhe Turqisë nuk përfundoi me qetësi, përkundrazi, duket se “fatura” e fundit është ajo që ka ndezur më shumë gjakrat.

A është Mourinho ai që duhet ta paguajë faturën, apo klubi Fenerbahçe, që sipas kontratës, kishte detyrim të mbulonte shpenzimet e akomodimit?

Gazetari i ‘FiksFare’ që shëron zemrat: Pse burrat ushqehen me bukë e domate dhe gratë me emocione!