KreuCelebrity

Sara Hoxha rrëfen të vërtetën e prindërimit me Ledrin: “Nuk është gjithmonë e lehtë”!

 

Sara Hoxha rrëfen të vërtetën e prindërimit me Ledrin:

Blogerja e njohur Sara Hoxha ka ndarë së fundmi detaje nga marrëdhënia e saj e bashkë-prindërimit me reperin Ledri Vula, duke folur hapur për mënyrën si ata menaxhojnë kujdesin ndaj vajzës së tyre, Poem Blu, edhe pse jetojnë në qytete të ndryshme — Sara në Tiranë dhe Ledri në Prishtinë.

Sara Hoxha rrëfen të vërtetën e prindërimit me Ledrin:

Gjatë një sesioni “Pyet Më” në Instagram, një ndjekës e pyeti Sarën:

“Si e menaxhon sfidën e bashkë-prindërimit kur jetoni në qytete të ndryshme?”

Në përgjigjen e saj të sinqertë, Sara pranoi se procesi nuk është gjithmonë i lehtë, por se me kalimin e kohës çdo gjë mësohet dhe përmirësohet:

Nuk është gjithmonë e lehtë, por me kohë mëson si ta bësh të funksionojë. Komunikimi dhe respekti janë gjithçka. Në fund të ditës, ajo që ka më shumë rëndësi është t’i bësh fëmijët të ndihen të dashur dhe të sigurt, pavarësisht distancës.”

Sara Hoxha rrëfen të vërtetën e prindërimit me Ledrin:

Me këtë deklaratë, Sara dha një mesazh të fortë për prindërit ndarë që kërkojnë të ruajnë harmoninë dhe stabilitetin për fëmijët e tyre, duke vënë theksin te bashkëpunimi dhe mirëkuptimi reciprok.