Në puntatën e fundit të emisionit “Goca dhe Gra”, një moment i veçantë mori vëmendjen e publikut kur aktorja e njohur Ema Andrea refuzoi hapur ftesën e Ermal Mamaqit për të marrë pjesë në një nga trajnimet e tij motivuese.
Gjatë bisedës në studio, Mamaqi foli për seminarin që do të zhvillojë këtë fundjavë, duke theksuar se qëllimi i tij është t’i ndihmojë pjesëmarrësit të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe marrëdhënien me veten. Ai shtoi se në trajnim marrin pjesë edhe shumë personazhe të njohur publikë.
“Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde,” tha Mamaqi, duke ia drejtuar ftesën edhe Ema Andreas.
Mirëpo, përgjigjja e aktores ishte e prerë dhe pa dorashka:
“Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.”
Deklarata e saj krijoi një moment reflektimi në studio, duke nxitur diskutime mbi mënyrat e ndryshme të qasjes ndaj zhvillimit personal dhe suksesit në jetë.
