KreuCelebrity

Pas humbjes së vëllait, zbulohet gjendja e Gjestit, ja ku ndodhet...

 

Para pak kohësh një tragjedi ka ndodhur në familjen e Gjestit, ku vëllai i tij i vogël humbi jetën në një aksident. Një ngjarje që tronditi jo vetëm atë dhe familjen e tij, por gjithë vendin. Prej asaj fatkeqësie, Gjesti nuk është rikthyer ende afër publikut, ku mesa duket nuk e ka kaluar akoma këtë periudhë të vështirë.

Gimbo, DJ i njohur dhe mik i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një intervistë së fundmi për Shpend Lipën, duke folur për rrugëtimin e tij muzikor, por edhe për marrëdhënien me Gjestin.

Një moment i ndjerë i intervistës ishte kur Gimbo ndau emocionet për humbjen e papritur të Eldionit, vëllait të Gjestit, duke e cilësuar si një tragjedi që tronditi të gjithë.

“Për ne ka qenë një bam, Zoti e mëshiroftë ata. Ngushëllime për familjen. Falenderoj të gjithë ata që ishin pranë”

Për të, Gjesti po kalon një periudhë të vështirë pas tragjedisë, por sipas Gimbos, ai është duke e përballuar më mirë tani dhe po kalon më shumë kohë me familjen.

“Momentalisht është mirë, po rri me familjen”, tha ai, duke treguar mbështetje për mikun e tij në këtë kohë të vështirë.

Gimbo theksoi se Gjesti ka qenë shtysa dhe motivimi i tij kryesor për të punuar dhe ka besuar gjithmonë se bashkë do të arrinin suksesin e madh.

“Ne jemi dyshja që gjithmonë kemi besuar se mund të arrijmë më lart”, tha ai.

Gazetari i ‘FiksFare’ që shëron zemrat: Pse burrat ushqehen me bukë e domate dhe gratë me emocione!