Lori Hoxha ka ndezur një valë të madhe kurioziteti në rrjetet sociale, pasi publikoi në Instagram një foto intriguese të një këmisheje me kopa që kishin formën e syve — një detaj që fansat e “Big Brother VIP Albania” e lidhën menjëherë me identitetin vizual të spektaklit.
Në imazh, një sy ishte “i mbërthyer” dhe tjetri “i zbërthyer”, simbolikë që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një “sy hapur e një sy mbyllur” — ndoshta një shenjtërim i rikthimit të afërt të reality show-t më të ndjekur në vend.
Postimi i Lorit ka ndezur menjëherë rrjetin, duke krijuar dhjetëra teori dhe spekulime mbi nisjen e sezonit të ri. Megjithatë, drejtuesja e Top Channel-it ka zgjedhur të mos japë asnjë koment, duke e lënë publikun në pritje dhe duke rritur edhe më shumë misterin rreth projektit.
Fansat tashmë janë të bindur se lajmi zyrtar për “Big Brother VIP Albania 3” është shumë pranë, dhe pyetja që po qarkullon kudo është e vetmja:
???? Kur do të fillojë?
Deri atëherë, duket se një sy do të qëndrojë hapur… dhe tjetri mbyllur, në pritje të surprizës që Lori Hoxha po përgatit.


