KreuCelebrity

“Flet kodra pas bregut”, Bledi Mane i përgjigjet Shqipe Hysenajt!

“Flet kodra pas bregut”, Bledi Mane i përgjigjet Shqipe

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka folur hapur për raportet e saj me disa personazhe të njohur të ekranit, duke konfirmuar se disa marrëdhënie kanë përfunduar me krisje të forta.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Shqipja zbuloi se nuk flet më me gazetarin Bledi Mane, duke e cilësuar arsyen si një “hatër mbetje për diçka të vogël”. Megjithatë, ajo shtoi me tone ironike se Bledi “flet kodra pas bregut” dhe “është mërzitur si një 15-vjeçar nga mendja”.

“Flet kodra pas bregut”, Bledi Mane i përgjigjet Shqipe

Reagimi i Bledi Manes nuk vonoi. Përmes një postimi thumbues në Instagram Story, ai shkroi shkurt:

“I mbeti fjala në fyt kësaj vajze…”
Ky reagim ka ndezur menjëherë rrjetin, duke ngritur pyetje nëse pas kësaj përplasjeje fshihet diçka më e thellë sesa “një keqkuptim i vogël”.

Në të njëjtën intervistë, Shqipja foli edhe për marrëdhënien me ish-banorin tjetër të BBVK 2, Blerandon, duke theksuar se midis tyre nuk ka asnjë kontakt apo lidhje, përveç një bashkëpunimi të vetëm në të kaluarën.

“Unë kur them se nuk do të kem më kurrë punë me dikë, unë s’kam për t’pas kurrë punë me dikë,” – tha ajo prerë, duke mbyllur çdo aludim për një raport të mundshëm mes tyre.
Ky rrëfim i drejtpërdrejtë i Shqipes konfirmon se marrëdhëniet e saj me disa ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 2 janë ftohur përfundimisht, duke shtuar edhe më shumë tension në botën e personazheve të njohur të reality show-t.