KreuCelebrity

Nuk ka Big Brother Albania këtë vit? Befason ish konkurentja me deklaratën!

Nuk ka Big Brother Albania këtë vit? Befason ish konkurentja me

Vetëm pak muaj më parë përfundoi “Big Brother Vip Albania 4”, por fansat e programit vazhdojnë të pyesin çdo ditë se kur do të nisë sezoni i pestë i spektaklit.

Duke u bazuar në vitet e kaluara, kur “Big Brother Vip” ka nisur edicionet e tij në muajt dhjetor ose janar, edhe këtë vit pritej e njëjta gjë.

Megjithatë, ditën e sotme ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi, bëri një deklaratë të fortë në rrjetin e saj social TikTok, duke shkruar: “Sa u mërzita që nuk ka Big Brother Albania sivjet.”

Nuk dihet nëse ish-banorja ka informacione të brendshme lidhur me spektaklin, por mjaftoi kjo deklaratë që shumë fansa të nisnin komentet në postimin e saj.

Gjithsesi, ky nuk është një informacion zyrtar nga Top Channel apo autorët e “Big Brother Vip Albania”. Na mbetet vetëm të presim për të parë nëse do të nisë apo jo edicioni i pestë i BBVA, përcjell pp.hilsn.com.

Nuk ka Big Brother Albania këtë vit? Befason ish konkurentja me