Hailey Bieber ka folur me sinqeritet për jetën e saj si nënë dhe bashkëshorte, duke pranuar se po mëson të balancojë gjithçka “një ditë në herë”. Në një intervistë për revistën GQ, modelja 28-vjeçare u shpreh se prindërimi me Justin Bieber, 31 vjeç, ka sjellë ndryshime të mëdha, por edhe një ndjenjë të re qetësie.
“Ne po e marrim çdo ditë si të vij,” tha Hailey, duke shtuar se si ajo ashtu edhe Justin ndihen jashtëzakonisht mbrojtës ndaj djalit të tyre, Jack Blues, 15 muajsh. “Kjo është diçka që nuk do të ndryshojë kurrë,” theksoi ajo.
Hailey pranoi se, për shkak të jetës së tyre shumë publike, çifti përpiqet të marrë çdo gjë me qetësi, pa bërë plane afatgjata. “Nuk mendoj se dikush mund të të përgatisë vërtet për prindërimin derisa ta përjetosh vetë,” u shpreh ajo. “Ka shumë të panjohura, shumë ndryshime që të ndodhin brenda vetes, dhe evoluon në mënyra që nuk i imagjinon dot.”
Në intervistë, Hailey foli edhe për mënyrën se si Justin e mbështet në ndërtimin e markës së saj të kujdesit të lëkurës, “Rhode”. “Burri im e përdor që në fillim dhe e adhuron. Madje kam edhe shumë miq meshkuj që janë të fiksuar pas produkteve,” – tregoi ajo me humor.
Modelja shtoi se është mirënjohëse për ndihmën që ka në shtëpi, duke theksuar se nuk e fsheh faktin që ka ndihmë të përhershme. “Unë e kam ndihmën time dhe nuk ndihem aspak në siklet ta pranoj. Nuk do të mund ta menaxhoja karrierën dhe jetën e përditshme pa këtë mbështetje,” –tha Hailey.
Ajo zbuloi gjithashtu se Justin është një baba shumë i përfshirë: “Nëse Jack nuk është me mua, është me babain e tij. Ai është gjithmonë me njërin prej nesh ose me kumbaret e tij.”
Për Hailey, kjo periudhë është një fazë rritjeje dhe ekuilibri të ri. “Po mësoj të mos planifikoj gjithçka. Jeta dhe prindërimi kanë ritmin e tyre mjafton të ecësh me të,” përfundoi ajo me qetësi.
