E ftuar në emisionin “Goca & Gra”, Sara Gjordeni ndau jo vetëm momente nga jeta e saj personale, por edhe pamje të veçanta nga shtëpia ku jeton me partnerin e saj, Bardhin, dhe vajzën e tyre, Nea.
Sara tregoi se çifti është shpërngulur në këtë shtëpi në muajin prill, kur ajo ishte vetëm një muajshe shtatzënë, duke e përshkruar si një vend që tashmë mban shumë kujtime të çmuara familjare.
Në një moment të veçantë, ajo ndaloi tek gardëroba, ku ruan jo vetëm veshjet, por edhe sendet me vlerë emocionale:
“Nuk mbaj vetëm gjërat që vesh, por edhe disa nga sendet e mia më të shtrenjta. Këtu është një unazë që e ka mbajtur tezja ime që më ka rritur, dhe një byzylyk i madh që ka qenë gjithmonë i saj,” – rrëfeu Sara.
Ndër sendet që ajo tregoi me krenari, ishin edhe papuçet e vogla të Neas, dhurata e parë e marrë nga Bora Zemani, si dhe unaza e propozimit, të cilën Bora e kishte ndihmuar Bardhin ta zgjidhte.
“Janë dy unaza që kanë po aq rëndësi sa edhe dy objektet e para që tregova,” – shtoi ajo me emocion, duke iu referuar dhuratave nga kunata dhe nëna e Bardhit.

