KreuCelebrity

“Mjerë ata që kanë të bëjnë me një narcist” psikologu i njohur flet për marrëdhëniet toksike dhe ndjeshmërinë e burrave

“Mjerë ata që kanë të bëjnë me një

Në një intervistë ekskluzive për revistën Bordo, gazetari dhe psikologu i njohur Foni ndalet në një nga temat më të ndjeshme të kohës: marrëdhëniet me persona narcistë dhe mënyrën se si menaxhohen raportet emocionale me ta.

“Është shumë e vështirë të menaxhosh një marrëdhënie me një narcist,” — shprehet ai. “Duke qenë se narcisti nuk ndryshon karakter dhe bëhet shumë i padurueshëm, më e mira është që ta kuptosh që në fillim me kë ke të bësh dhe të largohesh sa më shpejt. Nuk ka një formulë të saktë për t’u përballur me ta. Varet se sa duron shpirti yt. Mund të jetë burrë apo grua — të dy janë njësoj. Mjerë ata që kanë të bëjnë me një person të tillë.”

Psikologu Foni, i njohur për analizat e tij të sinqerta e të drejtpërdrejta mbi psikologjinë njerëzore, foli edhe për një temë tjetër që shpesh ngjall debat: konceptin e “burrave jo mjaftueshëm”. Ai thekson se pas këtij etikëtimi fshihen shpesh burra të ndjeshëm, me botë të brendshme të pasur, por që nuk janë ekspresivë në emocionet e tyre.

“Sigurisht që janë burra të ndjeshëm,” shpjegon ai. “Edhe ata kanë ndjenja, emocione, nevoja për përkëdhelje dhe fjalë të mira. Por shumë prej tyre janë rritur në një mjedis që i ka bërë më të mbyllur, më pak ekspresivë. Shpesh ndodhen përballë grave që thonë ‘ky burri im s’ka fuqi, s’di të bëjë asgjë’, por në fakt edhe ai ndien, edhe ai ka nevojë për mbështetje.”

Sipas Fonit, gratë shpesh kërkojnë figura të fuqishme që përfaqësojnë siguri dhe mbrojtje, por kjo nuk do të thotë se burrat më të butë apo më të përmbajtur nuk janë të vlefshëm në një marrëdhënie. “Edhe një mashkull që mund të mos jetë i fortë fizikisht, por ka ndjenja të mëdha, mund të japë shumë dashuri e mirëkuptim. Ne duhet t’u besojmë dhe këtyre njerëzve. Ata janë njerëz shumë të mirë, por të rritur me butësi.”

Në këtë intervistë reflektuese, psikologu kujton se dashuria dhe mirëkuptimi janë çelësi i çdo marrëdhënieje të shëndetshme — dhe se larg narcizmit, ndjeshmëria është një forcë, jo dobësi.

Intervista e plotë më poshtë: