
Anne Hathaway, tashmë 42 vjeçe, rikthehet në rolin ikonik të Andrea “Andy” Sachs në vazhdimin shumë të pritur të filmit të suksesshëm të vitit 2006, “The Devil Wears Prada”.
Pas shumë muajsh pritjeje dhe thashethemesh, është zyrtarizuar se filmi i shumëpritur do të mbërrijë në kinema më 1 maj 2026.
Filmi ende nuk ka zbuluar detaje rreth ngjarjes, por pamjet e reja sugjerojnë se Andy ka kaluar në një kapitull të ri të jetës së saj, duke u rritur profesionalisht dhe duke fituar terren në industrinë e modës, shkruan Daily Mail. Mendohet se historia mund të jetë pjesërisht e bazuar në romanin “Revenge Wears Prada: The Devil Returns” nga Lauren Weisberger, ku Andy është tashmë e fejuar dhe mban një pozitë të rëndësishme në botën e revistave.
Filmi i vitit 2006 u bazua në librin e ish-asistentes së Vogue, Lauren Weisberger. Weisberger kishte punuar për kryeredaktoren e famshme të Vogue, Anna Wintour, e cila kohët e fundit dha dorëheqjen pas 37 vitesh.
-
"Vallëzimi i fundit" për Ronaldon do të jetë Botërori 2026?
13 Nëntor, 10:25 -
Përballja me Andorrën, sfidë ‘jetë a vdekje’ për kuqezinjtë!
13 Nëntor, 10:21


