KreuBusull

Përballja me Andorrën, sfidë ‘jetë a vdekje’ për kuqezinjtë!

Ditën e sotme, 13 nëntor, kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Andorrës në udhëtim. Dueli i orës 20:45 është i parafundit për tanët në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 dhe vlen shumë për fazën play-off.


Duke qenë si një "finale", interesi i tifozëve shqiptarë ka qenë i madh dhe të gjitha biletat janë shitur. 5 108 tifozë do jenë në stadium, ndërsa shqiptarët ia kanë dalë të blejnë shumë bileta në sektorin vendas, ndaj atmosfera për tanët duket se do jetë e zjarrtë.

"Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin ku do të luhet ndeshja Andorra - Shqipëri janë shitur", njofton FSHF.